English

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, raporti vlerësohet pozitiv për 2011

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe vlerësoi sot, si pozitiv, Raportin për veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2011.

Ky raport u paraqit për deputetët nga kryetarja e Agjencisë, znj. Silvana Sejko. Në raport paraqiten drejtimet kryesore të veprimtarisë së këtij institucioni, në vitin e kaluar. Këto drejtime përmbledhin gjendjen e depozitave të siguruara, strukturën e tyre, veprimtarinë financiare dhe planin e zhvillimit për vitin 2012 e më tej. Gjatë mbledhjes së komisionit, zonja Sejko iu përgjigj dhe pyetjeve të ndryshme të deputetëve.

KOMENTE