English

Berisha merr pjesë në projektin:Modernizimi i Hapësirës Ajrore Shqiptare

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të modernizimit të hapësirës ajrore shqiptare, në mjediset e Aeroportit “Nënë Tereza”. Projekti për “Modernizimin e Hapësirës Ajrore Shqiptare”, një investim prej 76,5 milionë USD, është financuar 60% me kredi me garanci sovrane nga qeveria e Shqipërisë dhe 40% nga fondet e vet ANTA-s (Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror).

Projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës së Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe sistemeve të Komunikimit, Navigimit dhe Survejimit, si instalimin e një sistemi të ri të MTA, instalimin e një sistemi për uljen precize ILS, sistem i ri i Komunikimit Zanor dhe Radiove, instalimin e një Radari sekondar dhe trajnimin e stafit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, ministra të tjerë e deputetë, Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, Ambasadori i OSBE-së Tiranë Eugen Wolfarth, ambasadorë të tjerë të akredituar në vendin tonë, drejtues të kompanisë Lockheed Martin, të Kompanisë Hochtief, drejtues e punonjës të ANTA-s (Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror) dhe të aeroportit “Nënë Tereza”, etj.

Kryeministri vlerësoi se ky inaugurim e bën Aeroportin “Nënë Tereza” një nga vendet me infrastrukturën më moderne në rajon e më gjerë, duke realizuar një transformim tërësor të sistemit të kontrollit të sigurisë së hapësirës ajrore.

Shqipëria, theksoi Kryeministri, vitet e fundit ka njohur zhvillime të mëdha, por, nëse do t’i ndanim ato, në fushën e cilësisë dhe besimit, zhvillimet më të mëdha kanë ndodhur pikërisht në aeroportin “Nënë Tereza”, në sigurinë, kontrollin dhe infrastrukturën e transportit ajror. Në këtë kontekst, Kryeministri vuri në dukje se numri i pasagjerëve, në një hark kohor të shkurtër, është rritur me 132 për qind, si në asnjë aeroport tjetër të kontinentit. Nuk ka asnjë tregues tjetër më të sigurt e më saktë për rritjen e besimit ndaj Shqipërisë, sesa ky tregues, nënvizoi Kryeministri, duke shprehur vlerësimin se “rritja e madhe fluksit të pasagjerëve është dëshmi e një dinamizmi të fuqishëm të zhvillimit të ekonomisë së këtij vendi”.

Kryeministri Berisha falënderoi Kompaninë Lockheed Martin për mundësimin e instalimit në këtë aeroport të teknologjisë më të lartë e më të sigurt, kompaninë Hochtief për punën e shkëlqyer që bën me menaxhimin e saj, duke e shndërruar aeroportin “Nënë Tereza” në një nga aeroportet më me reputacion në rajon e më gjerë, si dhe gjithë teknikët, inxhinierët e punonjësit vendas e të huaj për përkushtimin në punën e tyre. Ai i siguroi se qeveria do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur ata, në mënyrë që të ruajnë

KOMENTE