English

Vëllezërit kapen me 108 kg canabis

Janë sekuestruar nga policia e Vlorës 108 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe arrestuar 2 persona përmes operacionit të koduar "zgjimi".

Androkli dhe Edlir Ibrahimaj përkatësisht 42 dhe 41 vjeç janë 2 vëllezërit që akuzohen për trafikun ilegal të drogës.

Sasi e drogës është gjetur e vendosur nëpër thasë në dy shtëpitë e vëllezërve, ku përveç thasëve gati, u gjetën dhe fidanë të mbjellë në tokë dhe në gota plastike.

"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve Narkotike" janë akuzat që rëndojnë mbi dy vëllezërit ku policia po merret me hetimin e çështjes.

KOMENTE