English

Hollande, 90 min me vonesë në takimin me Merkel. Avioni goditet nga rrufeja

Betuar rishtazi si president i Francës, Francois Hollande ka qenë i vonuar në udhëtimin e tij në Berlin për bisedime kyçe me kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi avioni i tij u godit nga rrufeja.

Avioni u detyrua të kthehet përsëri në Paris. Z. Hollande tani është në një avion të dytë dhe pritet të mbërijë në Berlin 90 minuta më vonë, në 19:30 GMT.

"Aeroplani mund të ketë qenë goditur nga rrufeja", tha një zëdhënës presidencial agjencisë së lajmeve AFP.

"Për arsye sigurie, ai u kthye prapa. Në këtë moment, presidenti është përsëri në rrugë."

Askush në bord nuk u lëndua.
Analistët parashikojnë se si kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zoti Hollande mund të kapërcejnë dallimet e tyre mbi atë se si të zgjidhin krizën.

Tregjet e aksioneve dhe euro kanë rënë në mes pasigurisë të vazhdueshme politike në Greqi.

Kryetari i grupit të financave të eurozonës ministi Zhan-Klod Junker, insistoi të hënën se ata do të bëjnë "gjithçka është e mundur" për të mbajtur Greqinë në euro.

KOMENTE