English

Komuniteti egjiptian në Shqipëri takim me Berishën

Kryeministri Berisha takoi sot, në kryeministri, një grup përfaqësuesish të komunitetit egjiptian në Shqipëri.

Duke e falënderuar për pritjen, ata e njohën Kryeministrin me përpjekjet e këtij komuniteti për zhvillimin social-ekonomik të tij. Më tej, ata i shprehën Kryeministrit disa nga shqetësimet që prekin këtë komunitet.

Kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e komunitetit egjiptian për të ecur përpara, si pjesë integrale e shoqërisë shqiptare dhe jashtë paragjykimeve. Kryeministri shprehu angazhimin që qeveria do të thellojë masat për integrimin më të mirë të këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare, e në mënyrë të veçantë në drejtim të integrimit social, arsimimit, punësimit, etj..

KOMENTE