Një fëmijë u vra nga një shtyllë dritash rrugore në rënie pasi një punëtor ndërtimi kishte prerë pa dashje themelet e saj.
Inxhinier Kelvin Elmore ishte pjesë e një ekipi i cili merrej me lëvizjen e kabllove metalike në tokë pasi rruga ishte në plan të zgjerohej dhe ata do të zhvendosnin të gjitha linjat që mund të kalojnë.
Gjatë pastrimit të këtyre kabllove ai u ndesh me një kabllo të futur thellë në tokë dhe kujtoi se ishte ndonjë linjë e vjetër tramvaj dhe e preu.
Pas 5 ditësh atje kalon gjyshja 62 vjeçare me nipin e saj në karrocë Tommy, pasi ishte zonë e banuar, kur një shtyllë dritash bie mbi karrocën e djalit dhe gjyshen.
Tommy bie në koma dhe gjyshja lëndohet duke përfunduar të 2 në spital.
Djali vdes 2 ditë më vonë pasi traumat ishin të rënda.
Djali vdiq një ditë para ditëlindjes së tij.
Inxhinieri kishte 17 vjet që punonte në këtë punë dhe nuk kishte parë asnjëherë që një shtyllë dritash të ishte e lidhur ë atë mënyrë me themele nën tokë.
Gjyqi pasi dëgjoi fjalën e tij e ka dënuar me vërejtje me shkrim por ju lejua të punojë përsëri për kompaninë.