Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm 86 shtete nga e gjithë bota nuk do të hyjnë në Kosovë pa vizë.
Ibrahim Gashi, zv.ministër i Jashtëm i Kosovës ka bërë të ditur për Kosova times, lajmin lidhur me regjimin e vizave për në shtetin e Kosovës.
Midis 86 shteteve ka dhe shteteqë përbejnë kërcënim për sigurinë e brendshme të Kosovës dhe paqes ndërkombëtare, në përgjithësi.
Çdo shtetas i këtyre shteteve duhet të marrë vizë nga autoritetet kosovare para se ta vizitojë atë.
Ibrahim Gashi tha se “Regjimi i vizave hyn në fuqi nga 1 janari 2013. Deri atëherë ne do të hartojmë legjislacionin e nevojshëm, do të rrisim numrin e stafit konsullor në konsullatat e Kosovës por edhe do të bëjmë marrëveshje me vendet mike të Kosovës që disa ambasada të tyre të mund të lëshojnë viza në emër të Kosovës”.
Por si është bërë përzgjedhja e këtyre shteteve?
- Në bazë të kriterit se sa shtete paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës
- kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit