Avokatët që përfaqësojnë ish komandantin serb boshnjak Ratko Mlladiç i kanë kërkuar kryetarit të trupit gjykues në gjykimin e tij të zëvendësohen gjyqtarët.
Ata thonë se gjykatësi Alphons Orie është i njëanshëm, dhe duan që gjykimi të shtyhet.
Avokatët e Mlladiç argumentojnë se gjykatësi Orie ka qenë i përfshirë në rastet në të cilat ish vartësit e ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës janë dënuar.
Gjyqi pritet të fillojë në gjykatën e krimeve të luftës jugosllave në Hagë të mërkurën.
Avokatët mbrojtës kanë tërhequr edhe vëmendjen për shtetësinë holandeze që ka gjykatësi Orie.
Ata pretendojnë se kjo mund të ndikojë në atë ndërsa dëgjuan akuzat lidhur me masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, në të cilën paqeruajtësit hollandezë ishin të akuzuar se nuk kanë bërë mjaft për të parandaluar vrasjet e më shumë se 7.000 burra dhe djemve boshnjakë.
Ata thonë se paragjykimi i pretenduar është aq serioz "sa skualifikimi i Gjykatësit Orie është mënyra e vetme e ruajtjes së integritetit të procedurës".
Këto procedura tani mund të vonohen, ndërsa trupi gjykues rishikon argumentet e tyre.