Emigrantë të paligjshëm janë të njohur për të kaluar kufirin dhe të futen në Itali. Por këtë herë fati i emigrantit afgan nuk i ka ecur.
Ai ishte futur duke marrë një rrezik të paparë, në pjesën e përparme të furgonit, ngjitur me baterinë e makinës. Policia e kufirit në Igumenice, që ndan Greqinë me Italinë, kishte tërhequr furgonin në njërën anë pasi u kishte tërhequr vëmendjen nervozizmi i shoferit.
Pas një kontrolli të makinës ata gjetën emigrantin afgan i fshehur në pjesën e përparme të furgonit.
Pas 20 orë udhëtim emigranti afgan ishte i pafat. Ai u dërgua në apital për kontroll ndërsa shoferi nga Bullgaria u arrestua. Kjo pikë njihet shumë për kalimin e kufirit të paligjshëm dhe marrjes 5000 euro për një kalim.