English

Kujdes kur shkoni me pushime se mund të kthehen në tragjedi

Kujdes kur shkoni me pushime. Mendohuni mirë para se të merrni aventura për tu kënaqur ndërsa jeni me pushime.

24-vjeçari Bradley Coker vdiq në një aksident në Ishullin e Jugut të Zelandës së Re. Ai bashkë me të dashurën e tyre dhe me dijeninë e prindërve ndërmorën një udhëtim në disa vende të botës për pushime.

Me të mbërritur në një ishull në Zelandën e Re ai së bashku me disa turistë të tjerë vendosën të hidhen me parashutë nga avioni i cili bënte këto lloj shërbimesh për turistët.

Por kënaqësia u ndërpre pasi avioni shpërtheu dhe u rrëzua në tokë.
Ai vdiq së bashku me 3 turistë të tjerë.

Familjet e tyre morrën plagë në zemër.
Hetimet nxorrën se avioni kishte patur avari dhe herë të tjera dhe kompania e tyre nuk kishte marrë masat e duhura. Madje pritej që ai avion një ditë të shpërthente. Ata nuk kishin patur kontrollin dhe masat e sigurisë të duhura. Madje thuhet se pilotët kishin pirë kanabis para fluturimit.
Tani policia po heton rreth kompanisë por akoma deri tani nuk asnjë të arrestuar ndërkohë që familjet e të vrarëve kanë dërguar letër kryeministrit por akoma nuk kanë marrë përgjigje.

KOMENTE