English

LGBT paradë në Tiranë, myslymanët protestë

Ashtu siç ishte paralajmëruar që më parë sot në 17 maj Ambasada PINK pritet të "pushtojë" sot një nga sheshet kryesore të Tiranës për të festuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Ambasada PINK/LGBT do të zvillojë një sërë aktivitetesh të ndryshme në Tiranë të cilat do të zgjasin deri në mbrëmje.

Synimi i këtyre aktiviteteve është sensibilizimi i shoqërisë civile për të respektuar të drejtat e tyre.

Ambasada Pink në Tiranë feston për herë të parë bashkimin në këtë ditë të Homofobisë.
Forumi Musliman i Shqipërisë nuk i ka pranuar këtoaktiviteteve duke i quajtur të pamoralshme dhe si shenjë proteste dhe kundërshtimi do të protestojnë sot para Galerisë së Arteve me slloganin "pro jetës, pro familjes, pro moralit".
Ndërsa në mbështetje të LGBT-së ka dalë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Në një deklaratë për shtyp Sequi kujton se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Ai ka theksuar se lufta kundër diskriminimit është prioritet i rëndësishëm i rrugës integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.

KOMENTE