Mary Kennedy, ish-bashkëshortja e Robert Kenndey Jr. është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Bedford, në shtetin e Nju Jorkut.
Mary Kennedy, gruaja e Robert Kennedy Jr, vari veten në një hambar të familjes dje në shtëpinë e saj.
Zonja Kennedy, 52, dhe Robert,djali i tretë më i madh i 11 fëmijëve Robert Kennedy, ishin të martuar për 16 vjet para se ai të paraqiste kërkesën për divorc në maj 2010.
Nënë e katër fëmijëve u gjet e vdekur në Mount Kisco, Westchester County, New York.
Fëmija i saj më i ri është vetëm njëmbëdhjetë dhe më i madhi 17 vjeç.
Shkaku i vdekjes do të konfirmohet pas një autopsie e cila ishte planifikuar për më vonë sot.
Zonja Kennedy ishte në betejë të vazhdueshme me drogën dhe alkoolin dhe në disa raste u përpoq për të kërkuar ndihmë.
Asnjë nga fëmijët e zonjës Kennedy nuk ishte në shtëpi në atë kohë, dhe trupi i saj u gjet nga një grua, sipas raporteve.
Fëmijët më të mëdhenj ishin larg në shkollë me konvikt dhe më i riu ishte me babain e tyre.