Një mësuese zëvendësuese në shkollën Westfield High School është zbuluar se i ka dërguar foto lakuriq të vetes një studenti mashkull të klasës së saj.
Tiffany Michelle Amos, 25, nga Hjuston, tha për hetuesit e policisë se ajo e dinte që djali ishte 16 vjeç kur ajo i ka dërguar atij fotografitë nga celulari i saj. Ajo kishte datën e tij të lindjes - 30 mars 1995 - në telefonin e saj, sipas të dhënave.
Në ditëlindjen e 17 të studentit për herë të parë dhe disa herë pas saj, të dy kanë pasur marrëdhënie seksuale në apartamentin e saj në Houston, thonë shënimet shtetërore.
Në një deklaratë, të enjten, zyrtarët e shkollës ka thënë se Amos të ndërpresë sa më shpejt punën pasi administratorët zbuluan marrëdhënien e papërshtatshme ndërmjet saj dhe studentit. Data e përfundimit ishte 2 maj, por Amos nuk u lejua të zëvendësojë pas këtij vendimi.
Një hetim ka treguar se vetëm një student ishte i përfshirë, sipas deklaratës.
Sipas të dhënave online, Amos u arrestua të martën e kaluar dhe u lirua të mërkurën pasi pagoi 5000 mijë dollarë si kusht.