Anëtarët e qeverisë së re të Francës të kryesuar nga socialistët që sapo morrën detyrën e re janë përgatitur për takimin e parë të kabinetit të tyre me presidentin Francois Hollande.
Kryeministri Jean-Marc Ayrault, një ligjvënës i moderuar i vjetër me vlerë për njohuritë e tij të Gjermanisë, u emërua në Kabinet, në natën e të mërkurës.
Ministrat janë duke marrë zyrat të enjten në ceremonitë e lamtumirës me homologët e tyre konservatorë që shërbyen për ish-presidentin Nikolas Sarkozy.
Kabineti i ri i plotësohet më vonë të enjten. Ai do të përbëhet nga femra dhe meshkuj ndoshta në një raport 50 me 50 përqind dhe përfshin aleatë, veteranë dhe disa fytyra të reja.
Presidenti i ri i Francës dhe Kryeministri ka përvojë të mëparshme në qeveri.
Pas mbledhjes së Kabinetit, Hollande u nis në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara për të takuar presidentin Barack Obama dhe për të marrë pjesë në takimin e G-8 dhe samitin e NATO-s.