English

A ndikon karakteri i njeriut në shfaqjen e sëmundjeve?

A ndikon karakteri i njeriut në shfaqjen e sëmundjeve?
Personat neurotikë më shpesh preken nga sëmundjet e zemrës, astma, depresioni, personat e tensionuar vuajnë nga hipertensioni, ndërsa ata impulsivë nga i thati në lukth.

A do të jetë dikush i shëndoshë apo i sëmurë, a do të jetojë më gjatë apo më shkurt, shumë varet edhe nga fakti se a është optimist, pesimist, neurotik, person me ankth, apo person agresiv.

Për optimistët ekziston rregulli se pikërisht jetën e shikojnë përmes “syzave vjollcë”, mesatarisht jetojnë deri shtatë vite e gjysmë më gjatë se pesimistët. Pas kësaj, për 55 për qind më shumë kanë gjasa të vdesin nga vdekja natyrale, e jo si pasojë e ndonjë sëmundjeje. Për këtë arsye, personat optimistë kanë dozë të ulët stresi dhe më pak sëmuren.

Personat pesimistë, për të cilat gjithçka është “zi”, për 19 për qind janë më shumë të rrezikuar se do të vdesin para kohe, në krahasim me optimistët. Personat që zakonisht ndjejnë veten në ankth, tre herë më shumë se do të sëmuren nga shtypja e lartë e gjakut.

KOMENTE