Me ftesë të veçantë si të ftuar nderi të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, kanë ndjekur dje në darkë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2011-2012, e cila u zhvillua në stadiumin madhështor “Fußball Arena” të Mynihut mes skuadës vendase të Bajernit dhe Çelsit të Londrës.