English

Mafia shqiptaro-ruse akuzohet për shpërthimin e bombës në një shkollë italiane

Një nxënëse u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën sot në një shpërthim me bombë të dyshuar, të mafias i cili goditi një shkollë.

Dy shpërthime të fuqishme vdekjeprurëse shpërthyen në një shkollë pak pas mbërritjes së studentëve.
Melissa Bassi, 16 vjeç, pësoi dëmtime të tmerrshme nga shpërthimi dhe u çua menjëherë në spital, por vdiq në një kohë të shkurtër nga plagët e sajndërkohë një tjetër vajzë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ambulancat dhe policia kanë qenë menjëherë në vendngjarje dhe pamjet televizive treguan skena të kaosit se si studentë të tronditur u mblodhën jashtë ndërtesës dhe hetuesit lidhen menjëherë tragjedinë për një protestë anti mafioze të zhvillur në mars.

Shpërthimi shpërtheu në afërsi të shkollës Morvillo Falcone në qytetin jugor italian të Brindizit që është quajtur si shtëpia e mafias e njohur si Sacra Corona Unita të cilët kanë lidhje të ngushta me mafian ruse dhe shqiptare,ku si objekt i tregëtisë janë armët dhe droga.

Shkolla ka këtë emër për nder të gruas Francesca Morvillo Falcone, e cila ishte gruaja e gjyqtarit kryesor të rrjetit anti mafia, të cilët të dy janë vrarë nga mafia siçiliane në një shpërthim me bombë më 23 maj 1992.
Emri i shkollës i ka ngjallur zemrim mafiozëve të cilët kanë piketuar shkollën si nxjerrje e mllefit të tyre, duke piketuar fëmijë të pafajshëm.

KOMENTE