Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 16.15 të ditës së sotme në vendin e quajtur Qafa e Vishës, ku një autobus me targë “El 2274 B”, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” dega Gjuhë-Letërsi, viti i tretë, ka dalë nga rruga.
Autobusi me 33 studentë ka rënë në humnerë në një lartësi prej 80 metrash dhe është shkatërruar plotësisht duke shkaktuar vdekjen deri tani të paktën të 12 personave.
Menjëherë forcat e policisë, forcat speciale të ushtrisë madje dhe forcat Delta shkuan në vendin e aksidentit për t'u erdhur në ndihmë të plagosurve. Gjendja paraqitet e rëndë dhe 10 studentë u nisën me helikopter drejt Tiranës.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj u nisën drejt Himarës për të mbikqyrur nga afër situatën.