English

Gara e demave vdekjeprurëse për fotografët (FOTO)

Nëse ju mendoni se ky sport duket i rrezikshëm për konkurrentët, për disa të tjerë është argëtues , ndërsa për fotografët e pamundur për të marrë foto sa më reale.
Një sport i çmendur Sumatran i Pacu Jawi, është një traditë Indonesiane e cila përfshin 700 dema rreth një fushë. Një herë në vit, mbarështuesit e demave Indonesianë dhe blerësit vijnë së bashku në mënyrë që të përzgjedhin demat e racës të cilët blihen nga mbarështuesit.

Ngjarja e jashtëzakonshme - që përkthehet në 'shko përpara dem' në gjuhën e vendit të fisit Minangkabau - është mbajtur në West Sumatra, të Padang, Indonezi.
Por është tejet e vështirë për fotografë të sigurtë që të marrin fotografitë e ngjarjes pasi nga eksperienca mjaft fotografë janë dëmtuar gjatë garës në përpjekje për të marrë foto nga afër madje dhe kanë vdekur.

Një performancë e mirë në garë është dhe një tregues i lartë në shitje. Në fund të garës demat pastrohen dhe u jepen blerësve mbi çmimin që vendoset.

Në garë përdoren dema që janë përdorur në lërimin e tokës gjatë vitit. Ata janë të lidhur së bashku dhe nga i zoti i tyre vihen në garë duke u mbajtur nga bishti i tyre në një fushë orizore me baltë.

KOMENTE