Edhe supermodelja që në vitin 2008 u shpall më e mira në botë Lydia Hearst ka shkëlqyer përsëri në Vjenë në aktivitetin "Life Ball".
Edhe pse ajo ka patur një karrierë të cilën e ka arritur me forcat dhe punën e saj ajo gjithmonë është quajtur vajza e viktimës së rrëmbyer dhe e trashëgimtares botuese, Patricia Campbell Hearst e cila në moshën 19 vjeç u rrëmbye nga Ushtria Çlirimtare e Symbionese, grup gueril, i krahut të majtë në vitin 1974.
Më parë modelja është quajtur edhe një kukull pasi karakteristikat dhe imazhi i saj ishin perfekte.