English

Mrekullia e 2 binjakëve që lindën 15 javë para kohe (FOTO)

Djem binjakë që kanë lindur me një peshë të kombinuar jashtëzakonisht të vogël kanë sfiduar shanset për të mbijetuar në sajë të mjekësisë moderne.

George dhe Kent Harrison lindën 15 javë parakohe, pasi në kontrollet mjekësore që nëna e tyre bënte u vu re se kishte probleme të shumta shëndetësore me sindromin e transfuzionit, dhe u trajtuan në gjashtë spitale të ndryshme.

Mjekët nuk mendonin se do të shpëtonin por pas 5 muaj trjatimi ata u kthyen në shtëpi si kokra e mollës.

Melani nëna 25 vjeçare gjatë kontrollit të saj të shtatzanisë u diagnostikua nga mjekët se ajo duhej t'i nënshtrohej një terpaie me lazer pasi kishte një anomali në shtatzani, pasi njëri nga binjakët po merrte më shumë gjak duke bërë që të ndalonte rritjen e tjetrit.

Ajo iu nënshtrua terapisë me lazer për të tharë 4 litra amniotic rreth njërit prej binjakëve.

3 ditë më vonë ajo bëri lindje normale dhe të 2 binjakët u trajtuan në dy spitale të ndryshme.

George në Chertsey dhe Harrison në Luton dhe Dunstable - ndërsa Melanie qëndroi në Broomfield me një infeksion.

Tani pas 5 muajsh ata u kthyen në shtëpi dhe janë njëlloj si fëmijët që lindin me koheë të plotë.

Çifti është i lumtur për 2 engjëjt e tyre.

KOMENTE