English

Qan pena e poetit. Poezi nga Dëshira Haxhi për viktimat e Himarës

Qan pena e poetit!

E përlotur sot pena poetike...
përshkruan lotin në oqeane dhimbjesh
vdekja mëkatare në histori ëngjëjsh
parajsë e mëkatuar me gjak dridhërime.

ZOT depërto në thellësi të dhimbjes
s'mundet më ajo nënë të të besojë
i shuajte pranverën,e le braktisur
në stacione trafikësh me libra në dorë.

Do të mbijetojnë prehur në paqe
e lanë pas udhëtimin e ferrit
do e nisin buzëqeshjen, aty, diku...
në epilogun tragjik ku vdekja zuri vend.

Ulërimë!
mijëra copëza të shkërrmoqura zemrash
intrriguese...çirren në dete vajtimesh!

KOMENTE