English

Virus i ri në Chat-in e Facebook. Kujdesni

Një virus i ri po thuhet se po përhapet nëpër kompjutera përmes dritares chat e në rrjetin social të Facebook

Virusi mbërrin si një mesazh nga një prej miqve në rrjet, i cili dërgon një link që në dukje është i padëmshëm.

Duke klikuar mbi linkun menjëherë infekton PC me virusin, të emërtuar Steckt.Evl nga zbulues Trend Micro.

Virusi në çast mundëson dhe heq softwaret anti-virus, pastaj përhapet dhe dëmton vetë sistemin.

Ekspertët e sigurisë Trendi Micro, që zbuluan kërcënim e ri, thanë se virusi propagandon me anë të aplikacioneve të mesazheve të çastit dhe gjëja e parë që virusi bën është çaktivizimi i programeve që mund ta zbulojnë dhe shkatërrojnë atë.

Sipas raportit, qëllimi është për të "kontrolluar" PC, dhe pët të vjedhur informata të ndjeshme të tilla si detajet bankare.

KOMENTE