English

Elias dhe Princ Leka së shpejti prindër

Historia e dashurisë mes Lekës dhe Elias ka nisur vite më parë, atëherë kur vajza e Yllka Mujos, jetonte mes Shqipërisë edhe Francës, dashuri e cila e bëri të vendoset përgjithmonë në Tiranë, në Pallatin Mbretëror ku jeton me të fejuarin e saj.

Dhe kjo dashuri së shpejti do të japë frytin e saj. Princi Leka dhe Elias së shpejti do të jenë prindër. Një gëzim i dyfishtë pasi për të dy familjet është fëmija i parë.

Por burime pranë pallatit mbretëror thonë se Princi Leka, e ka si peng që i ati i vet Mbreti nuk arriti të shihte nipin e tij pasi u nda nga jeta pak kohë më parë.
I urojmë fat dhe lindje të mbarë, gëzim e dashuri për fëmijën e tyre.

KOMENTE