Është bërë tashmë traditë tani për shkollat e mesme sidomos në Tiranë, ku pas përfundimit të shkollës së mesme të organizojnë festa të cilat simbolizojne mbylljen e këtij cikli studimesh dhe më pas studentët do t'i drejtohen dyerve të universiteteve.
Një ndër këto festa që është bërë tashë traditë është dhe gjuajtja midis shokëve dhe shoqeve me vezë dhe miell.
Përleshja me vezë dhe miell ka ndarë edhe këtë herë maturantët e Tiranës me njëri-tjetrin, mësuesit dhe shkollën. Tradita që ka nisur prej disa vitesh (e huazuar nga të rinjtë amerikanë) e të laparosurit me ushqime, pas gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ka përfshirë edhe shumë shkolla të tjera të mesme të kryeqytetit. Por në disa shkolla kësaj shfaqjeje i janë shtuar edhe elementë të tjerë si salca e domateve apo dhe grisja e librave në oborrin e shkollës dhe në fund nuk kanë munguar as zëniet me kalimtarët e rastit.
Javën e kaluar ishte shkolla "Harry Fultz" që përjetoi këto momente, ndërsa sot në Tiranë në rrugën "Barrikadat" ishte radha e shkollës Sami Frashëri të cilët ishin përlyer me vezë dhe miell, por kënaqësia e tyre nuk kishte të sosur. Në rrugë shiheshin dhe forcat e policisë të cilët mbikqyrnin situatën për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm, ndërsa kalimtarët edhe dukeshin të lumtur duke i uruar suksese të mëtejshme por kishte nga ata që shfaqnin ndjenjën negative për studentët duke e quajtur festë të "çmendurish". Mosha më e bukur, ku ata do të marrin rrugët e jetës ishte tani, ndaj le të kënaqen, shprehet një burrë i vjetër i cili nuk hezitoi për të kaluar mes tyre.