Kujdesi duhet në maksimum kur udhëtoni me trena. Një grua në Britani e cila po udhëtonte me tren nga London Euston në Birmingham një momen e kishte zënë gjumi në karrigen e saj.
Ajo papritur ngrihet pasi ndjen që një dorë mashkulli kishe kapur gjoksin e saj.
Një pasagjer tjetër ndodhej në të njëjtën kabinë treni i cili kishte përfituar ta kapte gjoksin e saj kur ajo po flinte. Sapo ajo hapi sytë ai e hoqi dorën dhe menjëherë bëri sikur po flinte.
29 vjeçarja i bëri foto me telefon kur aji gjoja po flinte dhe iku nga kabina për të zbritur në stacionin tjetër duke lajmëruar policinë.
Policia ka hedhur në internet foton e personit pasi akoma nuk është bërë e mundur kapja e tij.