English

Prespa e Vogël në mëshirë të fatit (VIDEO)

Prespa e Vogël ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² dhe ndahet vetëm në mes nga Greqia së cilës i takojnë 51 km² dhe Shqipëria së cilës i takojnë 3.9 km².
Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.
Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 313.6 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkdrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.
Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.
Por si është sot Liqeni i Prespës së Vogël?
Natyra shqiptare po përjeton sot fazën më kritike të jetës së saj. Mes prerjes së pyjeve, grryerjes pa fund të lumenjeve, betonizimit, masakrave mbi kafshët e egra e ndotjes së kudondodhur që e kane kthyer çdo cep të vendit në një oaz të braktisur për të cilin duket sikur s'do t'ia dijë askush.1031

KOMENTE