Aksidentet e ndryshme me pasoja vdekjen jo vetëm që sjellin tragjedi njerëzore por ato kanë dhe një kosto mjaft të madhe në ekonominë e çdo vendi dhe atë botërore.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore kostot e aksidenteve ndryshojnë nga vendi në vend. Por duke marrë një mesatare të këtyre kostove ato shkojnë deri në 1 milion euro për çdo person ku 30 për qind e kësaj kostoje vjen nga shpenzimet direkte që shoqërojnë aksidentin, si mjekimi, riparimi i mjeteve të aksidentuara e deri tek përfshirja e policisë, ndërsa pjesa dërrmuese prej 70 për qind vjen nga prodhimi i munguar ekonomik i atyre që humbasin jetën.