English

4 vjeçarja qan me lot. Modeli i flokëve anti-rregullave në shkollë

Një 4 vjeçare vajzë qau me lot, pasi fotografia e saj ishte hequr nga muri i shkollës për shkak të modelit të flokëve të saj.

Marcella Marino u hoq nga muri i fotove vjetore të shkollës pasi nuk i ishte përmbajtur rregullave të shkollës lidhur me krehjen e flokëve.

Babai i vajzës ishte përgjegjës për këtë krehje pasi është parukier dhe ka një sallon bukurie.
Babai u shpreh se Marcella kishte kërkuar flokët si princeshë pasi do të dilnin në murin e shkollës dhe ai qe përpjekur ti krijonte një model të thjeshte dhe të përshtatshëm por që të dukej dhe elgante.
Ai u trondit nga vendimi i shkollës dhe u shpreh se nuk ka asgjë në kundërshtim me rregullat e shkollës, madje ata duhet të jenë krenarë për modelin e flokëve të saj.
Babai 42 vjeçar shprehet se është i zhgënjyer, vajza nuk shkoi as me flokë të lyer dhe as me make-up, thjesht bishtalecin e saj në formë fiongo.
Vajza është shumë e trishtuar dhe nuk dihet nëse fotoja do të lejohet për t'u vendosur.

KOMENTE