English

Grupi i tranvestitëve u qëllua me shkopinj nga adoleshentë në qendër të Tiranës

Rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme një grup djemsh të moshës 16-17 vjeçarë ngacmuan duke i gjuajtur një grup tranvestitësh në qendrën e Tiranës në kryqëzimin e rrugës së Dibrës me atë atë Barrikadave. Ata kishin marrë dhe shkopinj gome por pasi i gjuajtën dhe i flisnin me një fjalor banal, tranvestitet që ishin nja 4 veta filluan ti ndjekin dhe gjuajnë me gurë djemtë të cilët vrapuan në drejtim të rrugës së Barrikadave.

Aksidentalisht një makinë e cila kishte ndaluar në semafor dhe priste të ndizej drita jeshile, i ra një gur mbi makinë dhe i krisi xhamin e makinës.

Shoferi doli dhe i irrituar filloi tu bërtiste por të gjithë u larguan.

KOMENTE