English

Presidenti i Shqipërisë. Votimet e para në 30 maj 2012

Është bërë e njohur data e zhvillimit të raundit të parë për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri.

Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi njoftoi se në datën 30 Maj, në orën 10 do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjes së presidentit shqiptar.
Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi theksoi se axhenda normale e punimeve të parlamentit nuk do të ngatërrohet me votimin për presidentin. "Konferenca e kryetarëve vendosi të mos cënojë axhendën normale që nuk do referohet me procedurat e zgjedhjes së presidentit. Kalendari i parashikuar nga konferenca do të vazhdojë normalisht. Kushtetuta përcakton mënyrën si bëhet zgjedhja. Shpresojmë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Nëse nuk ndodh do mblidhet sërish konferenca dhe do caktojë raundin e dytë".

Gjithashtu Patozi shpreson që presidenti të zgjidet që në raundin e parë, nëse jo do të kalohet në një raund të dytë dhe kështu me radhë.
Deri në 5 raunde lejohen të zhvillohen për zgjedhjen e presidentit. 3 të parat kërkojnë një shumicë votash prej 84 votash, ndërsa 2 të tjerat me 71 vota.

KOMENTE