English

Turqia duhet të marrë vendin e Greqisë në eurozonë

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" shkruan sot se Turqia duhet të marrë vendin e Greqisë në eurozonë. Në shkrimin e kësaj gazete nënvizohet se në rast se Greqisë i kërkohet që të braktisë eurozonën, atëherë Turqia mund të zërë vendin e saj dhe se kjo ide sipas gazetës është tejet tërheqëse në planin teorik.

"Evropa ka nevojë për rritje, dhe jo vetëm për restriksione dhe siç është e njohur Greqia nuk po ecën në drejtimin e mirë në raport me mundësitë për krijimin e rritjes ekonomike, për dallim nga Turqia, e cila po arrin rritje të mjaftueshme ekonomike", ka komentuar gazeta amerikane, duke shtuar se vitin e kaluar për 11 për qind është shënuar rritje ekonomike në Turqi, derisa në shumë vende të BE-së ka pasur krizë financiare dhe rënie të ngritjes ekonomike.

KOMENTE