Anders Behring Breivik ka premtuar të enjten se ai nuk do të ankohet në qoftë se gjykata e gjen atë në rregull nga mendtë dhe fajtor në akuza të lidhura me vrasjen e 77 njerëzve vitin e kaluar ne Norvegji, tha avokati i tij.
"Nuk ka absolutisht asnjë arsye për t'u ankuar në qoftë se unë jam deklaruar penalisht i përgjegjshëm", ka thënë Breivik në gjykatë, sipas avokatit të tij, Ivar Gron.
Gron tha se premtimi se nuk do të jetë një apel, është kontigjent në gjyqtarët norvegjezë për marrjen e një vendimi për gjendjen mendore të klientit të tij.
Breivik është në gjyq me akuzën e vrasjes dhe akteve vullnetare që ka kryer në 22 korrik 2011. Ai ka pranuar kryerjen e një sulmi në një kamp rinor në Utoya ishullin që vrau 69 njerëz dhe vënien e bombës në Oslo që vrau tetë.
Ai krenohet me të qenit një ultranacionalist i cili vrau viktimat e tij për të luftuar multikulturalizmin në Norvegji.
Vlerësimi i ekspertëve për mendjen e Breivik do të jetë një faktor në përcaktimin se çfarë dënimi ai do të marrë në qoftë se shpallet fajtor. Opsionet e dënimeve mund të përfshijnë burgimin ose kufizimin e tij në një strukturë mendore.