English

Bar Rafaeli: nuk ka mashkull të flirtojë me mua

26 vjeçarja Bar Rafaeli këtë javë është radhitur në krye të listës së femrave më të nxehta.
Por në një intervistë ajo duke qeshur shprehet se edhe pse është quajtur ndër femrat më të nxehta ajo nuk ka parë asnjë burrë të rreshtohet para saj për takim apo të flirtojë me të.

Ish e dashura e Leonardo DiCaprio bukuroshja izraelite insiston se ajo nuk ka të dashur dhe ajo nuk e di se çfarë të shohë tek një partner.
Gjithashtu ajo shprehet se absolutisht nuk ka gjëra të dukshme te një mashkull, por unë dua që ai të jetë i ëmbël i sjellshëm dhe të ketë vlera morale.

Por Bar pranoi se çdo herë është një tipar specifik që gjithmonë të tërheq te një njeri.
Ajo tha: "Gjëja e parë që unë konstatoj janë dhëmbët dhe buzëqeshja e tij".


KOMENTE