English

Erigerta Opingari, një nga studentet e mbijetuara nuk pranohet për kujdesje nga spitali i Beratit

Erigerta Opingari e mbijetuara nga tragjedia e dhimbshme e Himarës vetëm pas disa ditësh nga aksidenti ka nevojë për kujdesje të mëtejshme nga ana e ekipit shëndetsor.
Kartela e saj ka shkuar në spitalin e Beratit nga ku ajo është, ku do të ndiqet dhe kujdeset ekipi shëndetsor i atij spitali.
Por surpriza tepër e hidhur ka ndodhur. Qyteti i lindjes ka ofruar një surprizë të hidhur për Erigertën dhe familjen e saj. Spitali i Beratit nuk e ka marrë përsipër të kujdeset për shëndetin e saj. Prindërit tregojnë se nga spitali i Vlorës, kartela e studentes është sjellë së bashku me vajzën për t’u kontrolluar në spitalin e Beratit, ku dhe duhet të merrte mjekimet e mëtejshme. Por kur kanë kontaktuar me mjekun e urgjencës, prindërit e vajzës dhe infermieri që ka përcjellë kartelën e vajzës, kanë mbetur të hutuar, pasi mjeku i ka përcjellë për në shtëpi. Babai i Erigertës ka pohuar tepër i shqetësuar se kjo fyerje ishte një dhimbje më e madhe për të. Vajza është përcjellë për në shtëpi e shqetësuar, se nuk e di kush do t’ia kontrollojë plagët në vijim. Bajram Opingari, tepër i indinjuar, ka pohuar se kërkon të ndihmohet, pasi nuk ka të ardhura për të siguruar mjekimet e vajzës apo psikoterapinë.

KOMENTE