Lindja dhe ardhja në jetë e fëmijës është gëzimi më i madh për çdo femrë. Të qënit nëna është një ndjesi e veçantë.
Gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes ka femra që ndryshojnë jashtë mase në përmasat e trupit të tyre dhe disa e përjetojnë mirë disa pas lindjes shfaqin shenjat e një depresioni pasi nuk e durojn dot veten e tyre kur shohin që trupi i tyre është transformuar.
Fillojnë madje të ndihen keq pasi mendojnë se burri i tyre nuk doi dashurojë më.
Ndërkohë ky është një probem psikologjik por që dhe shumë femra pranojnë se është e vërtetë.
Megjithatë në bazë të një diete të ekulibruar apo dhe pak ushtrimeve ka femra që rifitojnë peshën e tyre menjëherë ndërsa të tjera ngelen të transformuara.
Revista "Femail" ka postuar 6 nëna të uximshme për të treguar se si trupi i tyre ka ndryshuar pas lindjes së fëmijës së parë. Ato ndihen të lumtura dhe shprehen se me vullnet dhe ushtrime fizike mund të rimarish formën e trupit përsëri.