English

Integrimi Evropian.Është i domosdoshëm një kod i ri moral, fitimi shprehet Berisha

ryeministri Berisha përshëndeti sot Konferencën “Integrimi Evropian, mundësitë për biznesin shqiptar”, organizuar nga Delegacioni Europian ne Shqiperi, në bashkëpunim me Unionin e Dhomave te Tregtise dhe Industrisë se Shqiperise per te mbeshtetur biznesin shqiptar ne rrugen e tij drejt integrimit me tregjet europiane.

Ne kuadrin e kësaj Konference u promovua iniciativa me e re dedikuar biznesit shqiptar qe Delegacioni Evropian po mbështet ne Shqipëri: Krijimi i Rrjetit te Informimit te Bashkimit Evropian per Biznesin. Ky projekt ka si qellim kryesor te informoje bizneset Shqiptare mbi Bashkimin Evropian dhe procesin e Integrimit Evropian si dhe te ofroje dhe realizojë aktivitete ne interes te bizneseve shqiptare. Ky rrjet informimi do te pajiset me staf te specializuar dhe te trajnuar per t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave te bizneseve, si dhe për ti adresuar kërkesat e tyre.

Duke falenderuar organizatorët e saj, kryeministri Berisha në fjalën e tij e vlerësoi konferencën, shumë të rëndësishme për botën e biznesit, lidhur me zgjerimin dhe intensifikimin e informacionit të domosdoshëm të hapësirës së BE për biznesin shqiptar, për normat, rregullat, praktikat e BE si një kusht themelor që biznesi shqiptar të mund të integrohet më tej në praktikat evropiane.

Kryeministri theksoi se është në dobi të biznesit shqiptar të dëshmojë një gatishmëri dhe vendosmëri më të madhe për partneritet, me biznesmenët evropiane. “Kjo, ju garantoj se do tu nxjerrë gjithnjë e më të fituar, ndaj dhe do të kërkoja njerëzisht që kërkesat e tyre të shqyrtohen nga ju me interesin më të madh. Është e domosdoshme një kod i ri moral, fitimi.” u shpreh kryeministri.

Në këtë kontekst, kryeministri sugjeroi për biznesmenët e pranishëm për të bërë gjithçka për një partneritet sa më të ngushtë me biznesmenë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera. “Ju dhe në aftësitë tuaja negociuese përcaktohet mundësia e thithjes shumë më të madhe e investimeve tuaja. Afaristët dhe biznesmenët evropiane, ju preferojnë ju, shumë më tepër se qeveritë dhe kanë të drejtë, ndaj dhe shpresoj se çdo ofertë e tyre të trajtohet me seriozitetin maksimal.”, tha kryeministri

KOMENTE