Pas takimit të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në kuadër të turit të bisedimeve për presidentin e ri të Republikës, se është rënë dakord që të bëhet çdo përpjekje në mënyrë, që kreu i ri i vendit të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm.