English

Bashkimi në diversitet është forcë, është virtyt, është energji e pashtershme, shprehet Berisha

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha vizitoi sot Budvën (Mali i Zi) ku mori pjesë në takimin e Evropës Juglindore, një takim i përvitshëm ky që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore. Në kete event morën pjesë liderë, politikanë, personalitete nga Evropa Juglindore dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, si Senatori i SHBA James Inholfe, kongresmeni Robert Aderholt, Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic, Kryeministri Igor Luksic dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic, Ministri i Puneve te Jashtme te Bosnje Hercegovines Zlatko Lagumdzija, ish Presidenti dhe ish kryeministri i Malit te Zi Milo Djukanovic dhe ish Presidenti Kroat Stjepan Mesic etj.

Qëllimi i këtij takimi është të ndajë në frymën e miqësisë, vlera dhe ide për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës midis kombeve, kulturave dhe besimeve.

Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit,ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit në Washington DC qe nga 1953.

Kryeministri Berisha nën moton “Bashkim në diversitet” iu adresua pjesëmarrësve me një fjalë.

Kryeministri e vlerësoi takimin si një takim miqësor, në të cilin njerëzit bëjnë gjithçka për të rritur mirëkuptimin, duke besuar se bashkimi në diversitet është forcë, është virtyt, është energji e pashtershme, është një vlerë hyjnore dhe njerëzore .
Kryeministri theksoi se shqiptarët në shekuj i kanë qëndruar parimit “Bashkim në diversitet”, duke e kthyer atë në çelësin e suksesit dhe të mbijetesës si komb. Duke iu referuar historisë, kryeministri paraqiti shembuj, në të cilat dëshmohet shpirti human i shqiptarëve në shekuj, i vlerësuar nga shumë kombe dhe vende, si virtyti më fisnik që i karakterizon ata.

KOMENTE