English

Diabeti do të kontrollohet përmes lentes dhe një telefoni me kamera (VIDEO)

Duket se do t'i jepet fund, falë shkencës dhe zhvillimeve që po merr mjekësia, lidhur me përcaktimin e sheqerit në gjak.

Diabetikët janë të lodhur dhe nuk është kollaj që të shpohen disa herë në ditë për të marrë insulinën që të rruajnë parametrat e sheqerit në gjak.
Tani shkencëtarët kanë zhvilluar një alternativë të re që mund të zbulojë të njëjtin informacion por përmes syrit.

Një ekip nga Universiteti Akron kanë zhvilluar një lente kontakti që ndjen glukozën (e cila është sheqeri në gjak) në lotët e njeriut diabetik (lëngu që del natyrshëm nga sytë.
Kur koncetrimi i glukozës rritet në trup, lentja e vendosur do të fillojë të ndryshojë ngjyrën, që të paralajmëron se sheqeri ka ndryshuar.
Personi që ka vendosur lenten nuk do e dallojë dot ndryshimin e ngjyrës por ekipi po punon tani për dizenjimin e një komponenti që do llogaritë nivelin e sheqerit nga një valë telefoni me kamera, dhe syrin.
Pra pacienti do të ketë nevojë vetëm për një telefon me kamera i cili do të kalulojë sheqerin vetëm duke e parë kameran e telefonit.

Lente është aktualisht në fazën e prototipit, por shkencëtarët thonë se mund të jetë komerciale në dispozicion brenda tre vjetësh, nëse gjithçka shkon mirë.
Hapi i ardhshëm do të jetë për të kontrolluar se ngjyra lidhet plotësisht me lente kontakti dhe nuk kullon pasi kjo mund të jetë e rrezikshme për syrin.
1049

KOMENTE