English

40 turistë hollandezë shpëtojnë për mrekulli në qafën e Llogarasë

Ka shpëtuar për mrekulli duke ndaluar një tjetër aksident si ai i Himarës që i morri jetën 13 personave.
Një autobus me 40 turistë hollandezë ishte nisur drejt bregdetit dje dhe sapo ka filluar zbritjen e Llogarasë rreth orës 12:30, ku janë dhe lokalet e para ai ka rrëshqitur dhe për pak centimetra desh ka përfunduar në greminë.

Moti i lagësht me shi që kishte krijuar terren rrëshqitës, por edhe ngushtësia e segmentit në kthesë bëri që autobusi i gjatë dhe me përmasa mbi standardin e rrugës të kishte vështirësi për të manovruar.
Më pas shoferi ka arritur të frenonte dhe të zbriste pasagjerët ndërkohë ka kërkuar ndihmë nga shoferët e tjerë që mund ta ndihmonin.

Policia e Vlorës ka mbërritur menjëherë dhe janë përpjekur që të tërheqin mbrapsht autobusin por kavot që përdorën u këputën. Më pas një kamion arriti të tërhiqte autobusin ku nëpërmjet këtij kamioni autobusi mundi të drejtohej dhe të futej në rrugë.
Dëshmitarë të tjerë tregojnë se autobusin e ndante vetëm një pëllëmbë nga gremina.
Më pas autobusi u shoqërua deri në Vlorë nga policia për të shmangur mundësinë e ndonjë aksidenti.

KOMENTE