English

Agim Aliu shpallet kryetari i ri i komunës Ferizaj

Agim Aliu është kryetari i ri i komunës së Ferizajt pas zgjedhjeve që u zhvilluan në atë zonë dje.

Aliu, ka marrë 57. 59 për qind të votave, ndërsa Adem Salihaj i LDK-së, ka marrë 42.41.
Rezultatet e zgjedhjeve janë bërë të njohura nga Valdete Daka, Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës e cila ka shpallur edhe fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu.

Dje në votimin për balotazhin, kanë marrë pjesë 27.49 për qind e votuesve të regjistruar në komunën e Ferizaj, ndërkohë që pjesëmarrja në raundin e parë ishte 31 për qind.

KOMENTE