Kryeministri Berisha zhvilloi ka takuar dje në një takim miqësor Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit.
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me Presidenten Jahjaja, ndёrsa vlerësoi rolin e kontributin e saj në konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Nga ana e saj, Presidentja Jahjaga i shprehu Kryeministrit Berisha ngushёllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё, njё ngjarje qё tronditi thellё tё gjithё qytetarёt e Kosovёs.
Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të dy vendeve. Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet nё rajon.
Kryeministri Berisha dhe Presidentja Jahjaga vlerёsuan se progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bёrё qё ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi nё rajon.