English

Bugajski: Nikolic mund të bëjë ndonjë çmenduri nacionaliste

Analisti i njohur ndërkombëtar, Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Programin e Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në SHBA (CSIS), ka thënë se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic do të mundohet të krijojë “ndonjë çmenduri nacionaliste” ndaj Kosovës dhe Bosnjës.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Bugajski flet për zhvillimet e fundit në Ballkan. Ai komentoi edhe zgjedhjen e Tomisllav Nikolcit president të Serbisë dhe ndikimin e zgjedhjes së tij në rajon.Sipas Bugajskit, Nikolic do të mundohet të krijoj ndonjë “çmenduri nacionaliste” ndaj Kosovës dhe Bosnjës. Për veriun e Kosovës, analisti i njohur ndërkombëtar i sheh vetëm dy zgjidhje: ose përfshirja e shtetit të Kosovës në një shkallë të konsiderueshme të decentralizimit administrativ ose shkëmbimi me dëshirë i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rreth akuzave të fundit drejtuar Behgjet Pacollit nga qarqe të ndryshme, ai thekson se Pacolli jo vetëm që ka qenë i angazhuar gjatë tërë kohës për të sjellë njohje për shtetin e Kosovës edhe para se të hynte në qeveri, por ai ka shpenzuar me miliona dollarë për vendin e tij gjatë fushatës që ka bërë.

KOMENTE