English

Gjobat vendosen pa paralajmërim. Nga i marrin urdhrat këta policë? (VIDEO)

Gjobat e makinave pa paralajmërim që u vendosen qytetarëve përbën një problem të mprehtë sidomos edhe në këtë fund maji.
Në fund të prillit gjobat pa paralajmrim ndaj drejtuesve të mjeteve njohën kurbën më të lartë ndonjëherë në vend.
Qytetarët janë të irrituar pasi rregulli është që duhen njoftuar dhe më e keqja janë vendosur gjoba edhe në mënyrë të parregullt si psh kur makina kishte qënë në servis prej 2 muajsh dhe pronari imakinës kishte marrë gjobë.
Nga kush vihen këtë gjoba?
Ministri i Brendshëm disa herë tërhoqi vëmendje ndaj policisë rrugore se duhet të njoftonin qytetarët nëse i kishin ndëshkuar drejtuesit por si duket ka rënë në vesh të shurdhër. Kur nuk dëgjohet fjala e ministrit atëherë nga kush marrin urdhra këta policë që vendosin gjobat?
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ende nuk po frenon dot mënyrën e këtyre ndëshkimeve. Vetë qarkullimi rrugor është i shqetësuar se cdo gjë i faturohet atij, ndërkohë që fenomeni u ndërtua dhe po kthehet në një operim të pashkruar nga patrullat e përgjithshme, të cilat kanë si detyre paresore ruajtjen e rendit, por në shumicen e kohës së shërbimit vendosin gjoba me bllok në dorë e ndonjë rast edhe duke përdorur imazhin më të keq të mundshëm në ndonjë lokal.
1054

KOMENTE