Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në kuadër të vizitës së tij në shtetin e Kuvajtit dje pasdite është pritur në një takim pune nga Kryeministri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, në të cilin ishin të pranishëm anëtarë të delegacionit zyrtar shqiptar dhe të qeverisë së Shtetit të Kuvajtit.
Gjithashtu presidenti Topi ka takuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë kuvajtiane.