English

Qeveria po minon integrimin, shprehet Rama nga Athina

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë në kryeqytetin grek, ku mori pjesë në një ekspozitë arti me temë “Arti përmirëson të ardhmen” si dhe në forumin “Europa mes meje dhe teje”. Në ekspozitën e organizuar nga Bashkia e Athinës me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Athine ku merrnin pjesë artistë të shquar grek, u paraqitën edhe disa piktura të Edi Ramës, Hannes Swoboda dhe Fate Velaj.

Gjatë forumit “Europa mes meje dhe teje”, referuesit Edi Rama, Hannes Swoboda - kryetar i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian si dhe Stavros Lambrinidis - ish ministri i jashtëm grek, vunë theksin tek roli i Bashkimit Europian për vendet si Shqipëria dhe Greqia si edhe nevojën imediate të Shqipërisë për të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.

Ndërsa kryetar i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian Hannes Swoboda duke folur për zgjedhjen e Presidentit të ri theksoi se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet një kandidat që të jetë mbi palët e që të ketë besimin e të dyja palëve politike.

Swoboda nënvizoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të bëhet një reformë e përbashkët zgjedhore në përputhje me standardet europiane. Mesazhi nga Europa është shumë i qartë, është shprehur kryetar i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në PE, se pa pasur zgjedhje të ndershme, të lira, transparente nuk do të jetë e mundur për Shqipërinë të vazhdojë me kërkesën e saj për të nisur bisedimet me BE-në.

KOMENTE