English

Agron Shema arrestohet nga policia pasi kërcënonte me armë gruan dhe djalin 7 vjeçar

Agron Shema nga fshati Qesarat i Tepelenës është arrestuar nga uniformat blu pasi akuzohet për kërcënim dhe për armëmbajtje pa leje.

Akishte kohë që ushtronte dhumë fizike dhe psikologjike mbi gruan edhe fëmijën e tij 7 vjeç. Në këto kushte gruaja është larguar nga shtëpia ndërkohë në shtëpinë e tij kishte mbërritur nëna dhe vëllai i Agronit në përpjekje për ta qetësuar dhe shpjeguar se çfarë po ndodhte.

Por ai si duket në kushte depresioni kishte kërcënuar dhe nënën e tij bashkë me vëllain se nëse nuk largoheshin do t'i vriste dhe ata. Ndërkohë policia rrethoi banesën e tij duke i bërë thirrje të dorëzohej por ai nuk pranonte. Më pas 2 policë janë futur në shtëpi dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij si dhe neutralizimin dhe përdorimin e armës.
Atij iu gjetën një automatik dhe 30 fishekë në krevatin që flinte ndërkohë një tjetër e kishte fshehur në tavan me 115 fishekë dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Mësohet se gruaja pas arrestimit të të shoqit është kthyer në shtëpi.

KOMENTE