Lindsay Sandiford është kapur me 7.4 kg kokainë në aeroport.
56 vjeçarja, përballet me dënimin me vdekje pasi u kap me kokainë kontrabandë në vlerën e 1.6million £ nga Bangkok për në Bali
Nëna e dy fëmijëve që jetonte në Redcar, Cleveland, ka pranuar akuzat duke u justifikuar se fëmijët e saj duhen të rriten dhe ishte e detyruar të bënte një punë të tillë që i sillte të ardhura.
Fqinjët shprehen se ajo dukej grua e respektuar por në disa raste ajo shfaqte telashe dhe për ta pasi te shtëpia e saj në çdo orë të natës viheshin re lëvizja.
Përmes asaj është zbuluar dhe një rrjet trafikantësh midis tyre dhe një çift britanik dhe të gjithë u arrestuan.
Indonezia ka shumë ligje të rrepta të drogës dhe kontrabandistët dënohen me ekzekutim vdekjeje. 140 njerëz aktualisht janë në rradhën e vdekjes, një e treta e tyre janë të huaj.