English

Norma bazë e interesit nuk ndryshon, shprehet Fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka njoftuar vendimin më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës së BSH, për ta mbajtur normën bazë të interesit në 4.25 përqind pra ajo nuk do të ndryshojë.

“Norma bazë e pandryshuar në 4,25 përqind, reflekton opinionin e Këshillit se kushtet janë të përshtatshme për inflacionin në një periudhë afatmesme. Këshilli e la normën bazë në nivelin e saj më të ulët historik, në mbështetje të kërkesës agregate dhe rritjes ekonomike në vend dhe reflekton pasigurinë e shtuar që vjen nga ambienti i jashtëm dhe nga zhvillimet në Greqi. Inflacioni gjatë muajit prill arriti në 1.6 përqind duke bërë një trajkore rritëse duke arritur edhe kufirin e poshtëm të objektivit por pavarësisht rritjes niveli i inflacionit mbetet i ulët” shtoi Fullani.
Pavarësisht rritjes së nivelit të inflacionit ai mbetet ende i ulët ndërsa shtoi se rritja e ngadaltë e eksporteve mbetet shqetësuese pasi ndikon në ecurinë ekonomike.

KOMENTE